Zgjidh klinikën:
Dr. Rinor Elezi

Ekipi i InterDent

Dr. Rinor Elezi

Dr. i Stomatologjisë · Implantologji, protetikë dhe estetikë dentare

Punon në të dyja klinikat e InterDent, në Prishtinë dhe në Tiranë, që nga viti 2021. Fusha kryesore: implantologji dhe kirurgji dentare, rehabilitim protetik i harkut të plotë, faseta dhe dizajn digjital i buzëqeshjes.

Arsimimi

Formimi akademik

  • 2015 – 2021

    Master i Shkencave në Stomatologji

    Universiteti i Mjekësisë, Tiranë — Shqipëri

Përvoja

Ku punon

  • 2021 – tani

    Stomatolog — O.S.S. InterDent, Tiranë

    Implantologji, rehabilitim protetik, estetikë dentare dhe koordinim i pacientëve ndërkombëtarë.

  • 2021 – tani

    Stomatolog — O.S.S. InterDent, Prishtinë

    I njëjti protokoll klinik si në Tiranë; rastet vazhdojnë mes dy klinikave pa u rifilluar diagnostikimi.

Trajnime

Konferenca dhe seminare

  • 2023

    Implantologji e avancuar dhe kirurgji e udhëhequr

  • 2023

    Restaurime protetike mbi implante (sisteme MUA)

  • 2022

    Shtresim estetik kompoziti dhe karakterizim fasetash

  • 2021

    Grefta të indeve të buta dhe regjenerim kockor

Gjuhët

  • ShqipGjuhë amtare
  • AnglishtB2 — përdorues i pavarur

Ekspertiza klinike

Çfarë trajton

Implantologji dhe kirurgji

  • Implante të vetme dhe të shumëfishta, me teknikë të udhëhequr ose konvencionale
  • Augmentim kockor, ngritje sinusi dhe menaxhim i indeve të buta
  • Ngarkim i menjëhershëm dhe i shtyrë i implantit
  • Menaxhim i rasteve komplekse pa dhëmbë

Rehabilitim protetik

  • Proteza mbi një dhëmb dhe mbi harkun e plotë
  • Sisteme me vidë dhe me çimento (Multi-Unit Abutment)
  • Restaurime nga zirkoni, e.max dhe qeramika hibride
  • Rregullime funksionale të okluzionit dhe ndjekje afatgjatë

Estetikë dentare dhe faseta

  • Faseta kompozite të punuara me dorë dhe faseta laminate qeramike
  • Shtresim ngjyrash, morfologji dhe teksturim i sipërfaqes për pamje natyrale
  • Restaurime direkte në zonën frontale me precizion anatomik

Rehabilitim i plotë dhe dizajn i buzëqeshjes

  • Diagnostikim dhe planifikim i plotë për raste komplekse
  • Skanim intraoral, dizajn CAD/CAM dhe simulim digjital i buzëqeshjes
  • Estetikë funksionale, balancë e nyjës temporomandibulare dhe shëndet afatgjatë

Pacientët ndërkombëtarë

  • Menaxhim i pacientëve që vijnë nga jashtë për trajtime estetike dhe implantologjike
  • Koordinim i gjithë rrugës: konsultë, kirurgji, restaurim dhe mirëmbajtje
  • Komunikim dhe dokumentim i rastit në shqip dhe anglisht

Cakto termin

Konsulta me Dr. Rinor Elezin

Konsulta dhe plani i trajtimit janë falas. Nëse je jashtë vendit, dërgo fotot ose radiografinë në WhatsApp dhe merr një vlerësim paraprak para se të nisesh.

Rezervo direkt te Dr. Rinor

Numri personal i mjekut — për termin, pyetje ose një vlerësim paraprak me foto/radiografi në WhatsApp.

Klinika në Prishtinë Klinika në Tiranë

Të dhënat shkojnë vetëm te ekipi i klinikës që zgjedh. Si i trajtojmë të dhënat →